Rrëfimi tronditës i ish-missit, ish-bashkëshorti i saj shoqërohet në Polici pas publikimit të një videoje

Ish-bashkëshorit i ish-missit Drenusha Latifi, Atila Kardes, është shoqëruar në Polici pasi ka shkelur një nga nenet e vendimit që Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë kundrejt tij, që të mos i afrohet ish-gruas së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila tha se për momentin janë në stacion policor bashkë me Drenushën dhe fëmijët e saj, duke pritur të përfundojë intervistimi i të akuzuarit, Atilla Kardesh.

“Gjykata e ka caktuar masën e mbrojtjes ndaj personit, është cekur që personi nuk guxon me komuniku drejtpërdrejtë, tërthorazi, nuk guxon me publiku përmes rrjeteve sociale gjëra që kanë të bëjnë me të dëmtuarën edhe që i shkaktojnë shqetësim, kjo është shkelje shumë e rëndë, nëse nuk shkon në paraburgim neve nuk na mbet gjë tjetër veç me e marrë me vete viktimën”, tha avokatja.

Keqekolla theksoi se pasi sot ka publikuar videon e radhës, ku dëgjohet një bisedë telefonike mes Kardesh dhe ish-gruas së tij, Drenushës, policia e ka ftuar për intervistim.

“Policia e kanë marrë vesh këtë fakt por nuk e di çka po ndodh, ne jemi duke prit në stacion bashkë me Drenushën e dy fëmijët, Drenusha ka ardh prej mëngjesit këtu, çdo ditë po i duhet me ardh bashkë me fëmijët”, deklaroi avokatja Keqekolla.

Më tej, ajo tha se Drenusha nuk po pranon që t’ia dorëzojë fëmijët sipas vendimit të Gjykatës, duke qenë se fëmijët kanë pasaporta suedeze, pasi po frikësohet që do t’i marrë dhe do të largohet.

“Drenusha s’po pranon me ja jep fëmijët se po tutet mos po ia dërgon jashtë pasi i kanë pasaportat e Suedisë, tu e dit që i ka gënjy edhe policinë”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe:  “Më është zhdukur gruaja”- Burri denoncon humbjen e kontakteve me bashkëshorten