“Merma jetën o Zot” – Familjarja e viktimës së ngjarjes në Shqipëri shpërthen në lot

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë të Shqipërisë, ku thuhet se një person ka vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, raporton Sinjali.

Tashmë në spitalin qëndror të qytetit kanë mbërritur edhe të plagosurit, ku po marrin trajtimin e duhur nga stafi mjekësor.

Këtë ngjarje të rëndë e ka përjetuar keq e familjarja e viktimës, e cila ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit.

“Merma jetën o Zot”, dëgjohet në video e familjarja e viktimës teksa mbahet në këmbë nga dy persona.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike