Gjendet një 52 vjeçar i vdekur në Istog, zbulohet dyshimi për vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Istogut, ku një burrë është gjetur pas shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej pa ndjenja dhe dyshohet se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit, të cilët kanë pohuar se 52-vjeçari ishte përdorues i narkotikëve dhe dyshojnë se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të drogës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Këtë që ka bërë ky shqiptar në aeroportin e Cyrihut, mund ta keni parë vetëm në filma