Tentoj t’i marrë fëmijët me zor nga gruaja, arrestohet 48-vjeçari në Shtime

Mbrëmë rreth orës 23:40, në qytetin e Shtimes, saktësisht në rrugën ”Ahmet Shtimja”, Policia e Kosovës ka arrestuar një 48-vjeçar për dhunë në familje.

I dyshuari me inicialet B.S., pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që ka pasur me bashkëshorten e tij, H.S., 37-vjeçare, iu ka shkaktuar dhunë fizike familjarëve të tij, duke tentuar t’i marrë fëmijët pa dëshirën e tyre.

Policia me tu informuar lidhur me rastin, ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 48-vjeçarin, i njëjti është dërguar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktima në këtë rast, bashkëshortja e të dyshuarit është dërguar në shtëpinë e prindërve të saj.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Këta janë tre personat që dyshohet se rrëmbyen dhe torturuan 18-vjeçaren në Mitrovicë