Aksident në Shëngjin, makina bie kanalin e mbushur me ujë, 4 vajza në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ishull Shëngjin, ku një makinë ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë, për pasojë janë dërguar në spital katër vajzat që ndodheshin brenda.

Makina tip “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka rënë në kanal. Katër vajzat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të bllokuara dhe më pas janë nxjerrë jashtë nga banorët e zonës, të cilët u kanë shpëtuar jetën, pasi makina ishte mbuluar nga uji.

Pas nxjerrjes nga automjeti ato janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore dhe deri më tani nuk dihet gjendja e tyre.

Lexo edhe:  Therret me thikë një person te Qendra e Studentëve në Prishtinë: Policia rrethon vendin me shirita