Tentim vrasje në Ferizaj: Të shtëna me armë zjarri në drejtim të dy personave, njëri prej tyre dërgohet në QKUK

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasmesnaten e 20 majit në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, ku një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër, të cilin dyshohet ta ketë pasur cak.

Sipas burimeve nga Prokuroria, Sinjali mëson se derisa vitkima ishte në veturë me dy shokët e tij, një person nga një veturë tjetër ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të tyre ku për pasojë një person është lënduar.

Sinjali mëson se vktima është dërguar në emergjencë ku ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se kishte lëndime në fytyrë dhe sy nga copat e xhamit të veturës.

Për shkak të plagëve të marra, i njëjti është dërguar në emergjencë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të armës së zjarrit.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Tentim Vrasje”.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Incident zjarri në hyrje të një banese në “Ulpianë”