Pretendimet për rrahjen e qytetarit rom nga 5 policë, IPK nis hetimet

Një qytetar nga komuniteti rom është ankuar se është rrahur në Graçanicë nga pesë policë.

Sipas tij, sulmi ka ndodhur më 18 gusht. Për këtë ai është ankuar në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK).

E ankesën e ka konfirmuar Arbër Beka zëdhënës në IPK.

Ai ka thënë se veprimet do të ndërmarren varësisht nga të gjeturat.

”Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë dhe e njëjta është në fazën e hetimit preliminar”

”Veprimet tjera do të ndërmirren varësisht nga të gjeturat nga hetimi dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka.

Lexo edhe:  Gjendet një person i vdekur në Fushë Kosovë, jetonte i vetëm