Ermal Krasniqi shumë pranë largimit nga Cluji! Ja ku po transferohet sulmuesi kosovar

CFR Cluj mund të humbasë një lojtar të rëndësishëm. Ermal Krasniqi, futbollisti kosovar është në radarin e skuadrës së Al-Riyadh nga Arabia Saudite. Krasniqi ka shansin të bëhet pjesë e një kampionati të mbushur me talente të njohura botëror. Gjatë kësaj periudhe kalimtare, emra të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante, Koulibaly, Roberto Firmino apo Edouard Mendy i janë bashkuar kampionatit saudit, ku tashmë aktivizohet ylli Cristiano Ronaldo. Sipas informacioneve të ‘prosport.ro’, fati i Krasniqit mund të kryqëzohet me atë të Ronaldos, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, nëse realizohet transferimi te skuadra e sapo promovuar, Al-Riyadh. Por ka një problem në negociata. Zyrtarët e CFR Cluj nuk janë dakord me mënyrën e pagesës të propozuar nga sauditët për transferimin e lojtarit. Ata kërkojnë që shuma të paguhet me disa këste, një ide e refuzuar kategorikisht deri më tani.
Lexo edhe:  Mitrovicasit zgjohen me ‘alarm’ për ta siguruar biletën për ndeshjen Trepça – Peja