Telefoni i të dyshuarit për vrasjen e gruas gjurmohet, zbulohet në cilin qytet u përdor – Policia nis bastisjet

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, në kërkim të 31-vjeçarit, Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e rëndë ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bastisja u krye për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, mirëpo i njëjti ende nuk është gjetur.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin dhe madje ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij.

Ndryshe, Hamide Magashi, 35-vjeçare, ka mbetur e vrarë mbrëmë para dyerve të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë ku ajo ishte e shtrirë për shkak se ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili, dyshohet se shkrepi armën drejt viktimës, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Lexo edhe:  Skënderaj: Qytetarët e tepruan me bakllava për festën e Bajramit, shumë prej tyre përfunduan në QKMF