Vesel Zejnullahu nga Shipoli që vdiq dje në një gurëthyes do të varroset sot

Një ngjarje të rëndë ka ndodhur dje në një gurthyes në fshatin Qirez të të Skenderajt.

66 vjeçari Vejsel Zejnullahu nga Shipoli i Mitrovicës kishte humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti, pasi që dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

I njohur si Veseli i Llaushës merrej me shit-blerje të zhavorit.

Familjarët kanë konfirmuar për “Jepi zë” se varrimi i të ndjerit do të bëhet me Ikindi 14:44 në varrezat e fshatit Llaushë në varrezat e Zenullahve.

Lexo edhe:  Ulet dënimi për tre muaj ndaj Haradinajt dhe Gucatit