Të shtënat me armë zjarri trazojnë banorët e Prishtinës, Policia gjen shtatë gëzhoja në vendngjarje

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmjen e së enjtes në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’ në Prishtinë, por nuk dihet se kush i shkrepi.

Sinjali mëson se dy qytetarë kanë njoftuar Policinë dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Komandanti i KFOR-it: Rrezikuam të humbim gjithçka që u arrit në 23 vitet e kaluara