Mitrovicasi pas 14 vite shërbim në FSK merr rrugën e gurbetit për një jetë më të mirë: Shumë ish kolegë po presin të dalin në Evropë pas liberalizmit

Iliri Ademi nga Mitrovica ka vendosur të marrë rrugen e gurbetit pas 14 vite shërbim në FSK.

Ademi në një intervistë të tij ka thënë se arsyeja pse ai vendosi të shkojë të jetojë në Amerikë ka qenë paga e ulët, shkruan Jepi zë.

Ai thotë se ka qenë nga gjenerata e parë që janë bashkuar FSK-së por me atë pagë nuk ka mundur të ia dalë dhe ta mbajë familjen e tij.

Sipas tij kushtet në Ushtrinë e Kosovës janë të mira, por paga mbetet e vogël dhe kjo është arsyeja kryesore pse të rinjtë po e lënë FSK-në.

“Nuk e kam menduar asnjëherë se do ta lë Ushtrinë sepse ka qenë ëndërr e imja të vishem në uniformë, por paga është e vogël dhe nuk mund të ia dilja në fund të muajit”, ka thënë Ademi, shkruan Jepi zë.

Mitrovicasi thotë se edhe ushtarë tjerë e kanë lënë punën por edhe shumë tjerë presin ta lënë pas liberalizmit sepse paga është e vogël në FSK.

Lexo edhe:  Motrat që ofrojnë shërbime seksuale në mes të Prishtinës, çmimet nga 150 deri në 400