Të riun e zë sherri në Prishtinë, Njësia e Reagimit të Shpejtë e kap me qese me narkotikë

Njësia e Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës sot ka kapur një të ri me substanca narkotike, derisa po lëvizte me veturë në rrugët e Prishtinës. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, i cili u ndalua nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari D.P., u ndalua dhe u kontrollua nga zyrtarët policorë, të cilët i gjetën një qese me narkotikë. Kjo bëri që NJRSH të kërkojë asistimin e njësive përkatëse, që e shoqëruan të dyshuarin në stacion policor.

Sinjali mëson se substanca e dyshuar narkotike e gjetur është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit është hapur rasti “Mbajtje apo Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”.

Ndryshe, pothuajse çdo ditë Policia njofton për raste të shumta kur të rinjtë posedojnë substanca narkotike, dukuri kjo që është rikthyer në një problem të madh në shoqërinë tonë.

Lexo edhe:  Lokja 90-vjeçare: Të rejat e sotit janë çu pesh, po shkojnë te t’vet çdo ditë, e kanë harru magjen