Deputetja e Kuvendit të Kosovës lind binjakë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është bërë nënë.

Ajo ka sjellë në jetë binjakët, Malean dhe Malinin.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja nga LVV, Mimoza Kusari-Lila e cila së bashku me deputeten Saranda Bogujevcin e kanë vizituar deputetën Grainca.

“Adelina dhe fëmijët janë me shëndet dhe disponim të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila, me ç’rast ka publikuar edhe një imazh të bukur në instagram.

Lexo edhe:  Pamje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën katër anëtarë të klubit gjerman