Ishte duke pirë kafe, momenti kur ekzekutohet biznesmeni në Shëngjin

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur autori i krimit, i veshur me skafandër me jelek fosforeshent si i policisë, i ka drejtuar pistoletën 50-vjeçarit i cili qëndron i ulur në një nga tavolinat e lokalit në pronësi të tij.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ardian Nikula 50 vjeç, edhe në këto zgjedhje është renditur i 23 në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate.

Burime bëjnë me dije se deri në vitin 2003 Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihej dhe sot.
Ai është dënuar në vitin 2003 dhe 2006 për armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe:  Dyshohet se një bombë është brenda objektit të KKZ-së në veri të Mitrovicës