Drejtori i KEK-ut refuzon t’i bastiset banesa, policia ia thyen derën

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, pritet të dërgohet në mbajtje të mërkurën nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që zyrtarët policorë kryen në zyrat qendrore të KEK-ut dhe refuzimit të tij për t’i lejuar të hyjnë në banesën në Prishtinë.

Siç raporton Koha.net, ai ka refuzuar ta hapë banesën e vet dhe se Policia ka vendosur që ajo të thyhet për t’u kryer bastisja.

Në arsyetim, sipas burimeve, Krasniqi ka thënë se “është sëmurë”. Policia ka vendosur t’ia sjellë edhe ndihmën e shpejtë mjekësore.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se “po zhvillojnë kontroll në KEK dhe për detaje të tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”.

Lexo edhe:  Lajm i keq për kosovarët, rritet shpejt çmimi i naftës