Lot dhe dëshpërim, momenti kur familjarët shkojnë në lokalin ku u vra biznesmeni në Shëngjin

Grupi hetimor ka përfunduar mbledhjen e provave në lokalin “Coral”, ku u vra biznesmeni i njohur në Shëngjin, Ardian Nikulaj.

Pas heqjes së shiritit të skenës së krimit, familjarët kanë mundur të shkojnë në ambientet e lokalit ku ndodhi vrasja, i cili është në pronësi të viktimës.

Nga pamjet e siguruara, familjarët shihen në lot dhe të trishtuar për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Nikulaj u ekzekutua me dy plumba nga një person me skafandër dhe jelek fosforeshent teksa po pinte kafe i vetëm.

Pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi nga dikush që e priste jashtë me motor.

Ardian Nikula, 50-vjeç, është i renditur i 23-ti në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 ai ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD-së. Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e kreut të Aluizmit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se deri në vitin 2003 Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihej dhe sot.
Ai është dënuar në vitin 2003 dhe 2006 për armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe:  Theret me thikë një 17-vjeçar në Kodrën e Diellit, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK