Ky është personi i arrestuar dy ditë më parë nga policia, administrator i faqes “AlbKings” në Telegram

Ditën e djeshme, Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se është arrestuar njëri nga administratorët e grupit “AlbKings” në Telegram, ku bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave dhe grave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, thuhet në njoftim.

Sot, 18 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Kjo u konfirmuar për Gazetën Reporteri.net nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Poashtu, Prokuroria i ka bërë apel të të dëmtuarave që të lajmërohen në stacionet më të afërta policore për bashkëpunim me organet e rendit.

“AlbKings” ishte një grup i krijuar në Telegram, në të cilin postoheshin foto e video intime të grave që më pas shërbenin për shantazh. Grupi ishte mbyllur javë më parë, ndërsa të martën u arrestua njëri nga administratorët e këtij grupi

Lexo edhe:  E tmerrshme: Një burrë rrah brutalisht gruan e tij deri në gjakosje