“Të pashpirtët ta morën jetën”, postimi i motrës së 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë. Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij.

Përveç Policisë, lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët në rrjetet sociale, ku kanë shkruar fjalë prekëse për të ndjerin.

“Nuk do ta besoja asnjëherë qe do ik kaq shpejte kishim shume plane vëlla Arsim ….. por te pashpirtët ta moren jeten”, shkroi ajo.

Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto qytete