Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të fundit të dhjetorit

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell, stabil dhe të ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi pritet të jetë me ngrica të dobëta dhe në disa lugina dhe ultësira me mjegull.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 ato minimale deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore, ndërsa mjegull do të ketë në mëngjes nëpër zonat më të ulëta sidomos nëpër disa lugina të rajonit.

Mot pa ndryshime të theksuara do të mbajë edhe ditët e mbetura të vitit 2023. Mjegull nëpër lugina dhe disa ultësira. Intervale të gjata me diell gjatë ditës dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shpeshtuar, por pa reshje atmosferike. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të theksuar. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi të cilat do të vijnë duke u fuqizuar por shumë gradualisht.

Fillimi i Janarit shënon ndryshimin gradual të motit me afrimin gradual të fronteve nga Atlantiku./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Gruaja e bën llom bashkëshortin në Pejë, i moshuari gjendet i përgjakur në vendin e ngjarjes