23 vite nga vrasja e dëshmorit Avni Koshtova, u vra në mbrotje të shqiptarëve të veriut në Mitrovicë

Sot bëhen 23 vite, kur ishte vrarë njëri ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hjaredini i njohur nga opinioni si Avni Koshtova.

Avniu ishte një nga figurat më emblematike të luftës për çlirimin e vendit dhe vendosmërisë e përkushtimit për të mbrojtur edhe pas përfundimit të luftës shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës nga sulmet e vazhdueshme të bandave serbe.

Ai në të gjitha rastet dha maksimumin për të mirën e kombit e të atdheut dhe sidomos për të mirën e Mitrovicës. Mbrojti me ngulm mësimin shqip nga policia kriminale dhe nga huliganët, luftoi si luan për çlirimin e vendit nga okupatori dhe ra heroikisht në mbrojtje të shqiptarëve të lagjeve veriore të Mitrovicës, që po atakoheshin pa mëshirshëm nga bandat kriminale serbe, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjese të qytetit, përcjell Jepi zë.

created by Polish

Dëshmori Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte lumin Ibër për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa sot me datë 13.02.2023 nga ora 12:00, në lagjen e Boshnjakëve do të bahen homazhe dhe më pas te varrezat në Shipol të Mitrovicës./Jepi zë

Lexo edhe:  Nëse shihni këtë person lajmërojeni policinë