Rrufeja godet statujën e Krishtit në Brazil, momenti bëhet viral

Rrufeja goditi statujën ikonë të Krishtit në Brazil gjatë fundjavës.

Statuja 38 m, e vendosur në Rio De Zhaneiro të Brazilit, vizitohet nga gati dy milionë njerëz çdo vit dhe, çuditërisht, është hera e tretë në 15 vjet që goditet nga një rrufe e tillë.

Ende një dukuri jashtëzakonisht e rrallë, rrufeja goditi figurën fetare më 10 shkurt, duke e ndriçuar atë me një shpërthim drite që tani po shihet nga miliona njerëz në të gjithë globin.

Disa arritën të bënin foto të fenomenit, ndërsa fotografi Fernando Braga kapi imazhe dhe video të goditjes së rrufesë teksa ndodhi.

Lexo edhe:  Swimming Record