Tatlisesin s’e ndal aksidenti, me karrocë dhe me gips në këmbë shkoi në koncert për të kënduar (VIDEO)

Këngëtari i mirënjohur Ibrahim Tatlises, e ka përjetuar një aksident të rëndë në qytetin e Bodrumit, ku pësoi lëndime të shumta trupore.

Megjithatë kjo nuk a ka ndaluar atë për të shkuar në koncert dhe për të kënduar, njofton 02 Press.

Këngëtari legjendar u nis me autoambulancë për të shkuar në restorantin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar.

“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, ka thënë Tatlises në fillim të koncertit.

Lexo edhe:  Mësohet koha e varrimit të qiftit Sopaj nga Malisheva