Shkarkime rrufesh e rënie temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Për ditën e sotme është parashikuar të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, herë-herë rrëke, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpra, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Meteo Kosova njofton se lëvizja e këtyre stuhive do të jetë e ngadalshme, me ç’rast reshjet e shiut do të mbesin të bllokuara lokalisht, duke sjellë edhe vërshime.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.

Lexo edhe:  I jepet lamtumira e fundit Xhavit Ferizit – Raketës, ish-truprojës së Hashim Thaçit