Sulmoi nënën e tij fizikisht, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti kishte sulmuar nënën e tij fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  Rinis gjykimi i rastit “Drenica 1”, Sami Lushtaku del nesër përpara gjykatës