Arrestohet gjermani në Prishtinë, iu gjet armë dhe fishek në aeroport

Një shtetas gjerman është arrestuar të dielën në aeroportin “Adem Jashari”.

Kjo pasi që, të njëjtit gjatë ontrollit të valixhes i është gjetur një pistoletë me shtatë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Vajzat e rrahin hallën, ato i sulmon babai - të gjithë përfundojnë në Polici