Sot varroset personi që u gjet i vdekur në Gjilan

Natën e 15 qershorit një person është gjetur i vdekur në Livoq të Epërm në Gjilan.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit, megjithatë Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për personin me inicialet I.SH, me vit të lindjes 1967.

Reporteri.net ka mësuar po ashtu se i ndjeri do të varroset sot në Gjilan.

Nga burimet brenda familjes, gazeta online Reporteri.net ka mësuar se dyshimet e para janë se personi në fjalë ka kryer vetëvrasje.

“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, tha gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”, përfundoi Osmani.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Hapet e pamja për gruan e vrarë mbrëmë, pritet të varroset nesër