Banka ProCredit pre e deponimeve me bankënota false, sekuestrohen mbi 1 mijë euro

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedhat që raportohen më së shumti si të falsifikuara janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Banka ProCredit shumë herë ka rënë pre e bankënotave të falsifikuara. Plot raste të tilla kanë ndodhur në disa nga filialet e kësaj banke dhe janë denoncuar nga një zyrtar.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në bankomatet e kësaj ProCredit, janë deponuar mbi 1 mijë euro, kartëmonedha 50-she, 20-she dhe monedha metalike prej 1 dhe 2 euro, në periudha të ndryshme, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Pas denoncimit të rastit, paratë janë sekuestruar nga Policia dhe tashmë në koordinim me prokurorin e shtetit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Lexo edhe:  KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës