Sot është Dita e Veteranëve : Në Mitrovicë do të zbulohet obelisku me tri shkronjat UÇK

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor.

Ditë kjo, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

Ndërsa sot në kodrën e Cërrnushës do të zbulohet obelisku me tri shkronjat e arta UÇK që do qëndrojë përgjithmonë si pararojë e Mitrovicës.

Lexo edhe:  Dalin pamjet – Rrahje brutale në Podujevë