Katër të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë Kosovë

Katër persona janë lënduar pas goditjes që treni ndaj një veture në Fushë Kosovës.

“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin“, ka njoftuar policia.

Policia bën thirrje që shoferët të jenë më të kujdesshëm ndaj shenjave të trafikut.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat“.

Lexo edhe:  Dalin pamjet nga vendi ku u vra një person në Prizren