Dënohet me 500 euro gjobë për shkak të targave të papërshtatshme në automjet

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Kontroll të Autostradave e ka gjobitur sot një shofer të një automjeti me 500 euro, meqë i njëjti ishte drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se targat janë konfiskuar dhe se mjeti është larguar nga trafiku.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, i njëjti është gjobitur me 500€, targat janë konfiskuar ndërsa mjeti është larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  PSD me aksion para qeverisë për situatën në veri e dialogun