Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot dimëror, me reshje lokale bore paksa më intensive në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës priten erërat të ftohta nga veriu, por edhe intervale kohore me diell në disa zona dhe në zona tjera reshje të herëpashershme bore të koncentruara më shumë në zonat kodrinore-malore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende me reshje bore sidomos në zonat kodrinore-malore dhe rrallë në disa zona më të ulëta të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës dhe veriut të Malit të Zi.

Të dielen do të vjen deri te rritja e presionit atmosferik dhe kjo nënkupton ardhjen e një mase të fuqishme stabile anticiklonike, Si pasojë do të vije deri te stabilizimi dhe përmirësimi i motit, por mbetet shumë ftohtë dhe me acar orëve të nates dhe mëngjesit.

Nga e hëna rritje graduale e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Veturës zyrtare të Policisë i hapet “air bag” pas përplasjes me kamionin, 3 policë dyshohet të jenë lënduar