Dimri erdhi, meteorologët tregojnë ditën kur do të nis bora në gjithë Kosovën – temperatura nën zero

Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë, konkretisht të Dielën, do të kemi fuqizim të masave të ftohta ajrore, duke sjellur edhe reshje bore në pjesën dërrmuese të Kosovës, ku përjashtim mund të bëjnë disa zona në Rrafshin e Dukagjinit.

Megjithatë, reshjet e borës nuk do të jenë të vetme, ato fillimisht do të jenë në fomë të shiut apo shqotës, duke filluar të Shtunën në mbrëmje apo gjatë natës, të cilat më pas do të përzihen dhe shndërrohen në ato të borës gjatë së Dielës, me ç’rast pritet të krijohet edhe shtresë. Në zonat e larta malore priten vetëm reshje bore, kohë pas kohe të dendura, shkruan MeteoKosova.

Deri atëherë, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku priten kohë pas kohe edhe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, më të intensifikuara të Mërkurën dhe të Enjten.

Në aspektin termik, temperaturat maksimale do të sillen rreth vlerës 10°C të Mërkurën dhe të Premten, ndërsa një ulje e lehtë do të pasohet gjatë së Enjtes dhe të Shtunës, për të vazhduar me një ulje të mëtejshme të Dielën.

Një gjë që vlen të cekët, mëngjesi i së Shtunës do të jetë mjaft i ftohtë, për shkak të kthjellimeve gjatë natës, duke bërë që temperaturat minimale të ulen deri në -4°C në rang vendi.

Lexo edhe:  Digjet tërësisht një vilë në Shalë të Lipjanit, dyshohet se dikush ia vuri flakën qëllimisht