Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara

Presidentja e vendi, Vjosa Osmani, dje ka urdhëruar që sot në Kosovë të jetë ditë zie.

Shpallja e zisë u bë pas rastit të vrasjes së një gruaje dje nga bashkëshorti i saj në Pejë.

“Shpallet zija shtetërore në tërë territorin e Kosovës, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në vendimin e Osmanit.

Vrasja e gruas dje ishte rasti i dytë brenda pesë ditëve në Kosovë që bashkëshortët vrasinë gratë e tyre.

Lexo edhe:  Ngacmoi dhe kanosi 21-vjeçaren, arrestohet pas 4 muajsh 38-vjeçari nga Drenasi (EMRI)