Skenderaj: Arrestohen tre persona për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për sulm seksual ndaj dy vajzave të mitura, të moshës nëntë dhe 11 vjeçare.

Rastin në polici e ka raportuar babai i dy viktimave.

Të arrestuar janë dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policies.

SULM SEKSUAL

Skenderaj 02.09.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Vjedhje grabitqare në Prizren: Hajni ia kap çantën me qindra euro e dokumente 32-vjeçarit dhe zhduket