Bananja e parë “Made in Kosova”, po bëhet në Drenicë nga Shaqë Rrota

Shaqë Rrotën e njohin të gjithë në Mitrovicë si njëlloj komediani që mban emision argëtues.

Mirëpo, pak kush e ka njohur si pemëtar.

Por, ai rezulton që është një kultivues i shumë llojeve të frutave, madje edhe bananes.

Ai thotë se djali i tij nga Sllovenia i ka sjellur këtë pemë dhe po pritet që shpejt të nxjerrë fruta.

Shaqa, përveç bananes, kultivon edhe shega e mandarina në oborrin e tij.

Lexo edhe:  Ministrit të Vuçiqit s’i pëlqen ndërrimi i policëve në veri: 35 erdhën sot nga Ferizaj, ka lëvizje të vazhdueshme