“Si n’bahçe t’babës”: Me targa të Beogradit autoambulanca e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë

Një aksident i vogël komunikacioni në rrugën Hajvali-Graçanicë, ka nxjerrë në pah edhe një anomali tjetër në sistemin shtetëror të Kosovës.

Qytetari që ka shkaktuar aksident, është shndërruar në dëshmitar kur autoambulanca e thirrur nga policia, e nisur nga Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë, është shfaqur në vendin e ngjarjes me targa të Beogradit.

Ngadhënjim Lajçi, ka rrëfyer tërë situatën e cila ndodhi të dielën paradite në këtë rrugë, kur i vetëm në veturë, ka shkaktuar aksident të vogël trafiku, duke e goditur nga prapa një automjet në lëvizje.

Ai tregon se në automjetin e aksidentuar kanë qenë një çift, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb.

Lajçi rrëfen se për 30 minuta sa kanë pritur policinë e stacionit policor në Graçanicë që të shkojnë në vendin e ngjarjes, biseda me qytetarët serbë ishte krejt normale dhe ata nuk kanë shfaqur asnjë shenjë lëndimi.

“Kur erdhi policia, që ishin një shqiptar e një serbe, policja serbe e largoi disa metra qytetarin serb dhe pas bisedës me të, ai filloi të ankohet se është i lënduar dhe e thirrën autoambulancën”, tregon Lajçi për RTK.

Lexo edhe:  Mësohet sa do të jenë çmimet e parkingut të madh nëntokësor në Prishtinë