“Braktiset” Klinika e Pediatrisë në QKUK, qytetarja ankohet se qe 2 orë nuk hasi asnjë mjek

Pasditen e së mërkures një qytetare është ndeshur me një parregullsi në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Ajo ka raportuar se nuk ka hasur në asnjë mjek në këtë klinikë.

Në videon e dërguar në redaksinë e Gazeta Online Reporteri.net, qytetarja në fjalë thotë se ka pritur aty për dy orë të tëra.

Madje, edhe në pamjet e siguruara shihet qartë se në dhomën ku qëndrojnë infermierët është totalisht bosh, e poashtu edhe në ambientet e kësaj klinike nuk shihet asnjë infermerë.

https://video.gjirafa.com/untitled-design-mp4-58

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për operimin e veteranit të UÇK-së, u rrëzua nga një lartësi e madhe