Gratë rrëfejnë se si është të lindësh në QKUK, përgjigje që ngjallin frikë

Lindja, përshkruhet si momenti më i rëndësishëm dhe më i bukur i një gruaje.

Sidomos për gratë që bëhen nëna për herë të parë; “është një ndjesi që nuk e kisha imagjinuar kurrë”.

Gjithsesi, shqetësimet e grave gjatë shtatzënisë e para lindjes, janë të shumta. Shëndeti mendor i tyre, stresi i pashmangshëm, e si do të shkoj procesi i lindjes?.

Gjendja në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, përshkruhet si e tmerrshme. Tash e sa vite nuk ka ndryshuar asgjë.

Në rrjetin social facebook, ekziston një grup me emrin “Prindërimi”. Aty, një grua ka kërkuar nga nënat e reja që të ndajnë përvojën e tyre të lindjes si dhe kushtet në QKUK, shkruan Nacionale.

“Sa jeni ndarë të kënaqura, si janë kushtet, dhomat. Më e rëndësishmja kujdesi mjekësor si është, motrat si sillen ? Po në sallë kush qëllon ju operon apo ndërhyn mjeku që i bënë kontrollet 9 muaj?”, ishte pyetja e saj.

Si duket ajo ka “gabuar” që është interesuar dhe e ka bërë këtë pyetje, sepse përgjigjet e nënave të reja të cilat ndanë përvojat e tyre, ishin të frikshme

Lexo edhe:  Me kërkesën e profesorit Hajdin Islami në grafikën e motit të RTK-së përfshihet edhe Vushtrria