“Si burrë shtetas e paqebërës”, mediat ndërkombëtare shkruajnë për fjalën përfundimtare të Thaçit

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të veçantë fjalës përfundimtare të Thaçit në Hagë.
Hashim Thaçi

“Ish-Presidenti i Kosovës u paraqit të mërkurën si burrë shteti dhe paqe-bërës, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve ndërkombëtarë ta shpallin të pafajshëm për akuza që ai i quajti të pabazuara”. Kështu fillon artikulli i gazetës britanike, The Independent, kushtuar fjalës përfundimtare të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Prestigjiozja britanike komentoi edhe atmosferën në galerinë e vizitorëve, duke thënë se disa u afruan tek xhami që ndan sallën për ta përshëndetur me dorë Thaçin, para se të qortoheshin nga rojet e sigurisë. Në artikull përmendet edhe një burrë që fshiu lotët ndërsa Thaçi po fliste.

Në pjesën tjetër të artikullit, gazeta me bazë në Londër flet për historikun e rastit të Gjykatës Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve, ndërsa përmbledh edhe historikun e shtetësisë së Kosovës.

Ajo përmend kërkesën e Prokurorisë së Speciales për dënim maksimal ndaj krerëve të UÇK, akuzat të cilat rëndojnë mbi ta, kërkesën e Thaçit për verdikt të pafajësisë, deklaratat fyese të Prokurorisë ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë e protestën gjithëkombëtare që u mbajtë ditën e Pavarësisë në mbështetje të të akuzuarve.

Lexo edhe:  Kosova fle mbi thëngjill, por importon nga jashtë