Gjendet vajza e zhdukur nga Mitrovica: Vëllai e kap mat me të dashurin, ajo kërkon në polici që ta vazhdojë lidhjen

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe dje në Mitrovicë, ku një person ia ka mësyrë stacionit të Policisë, për ta raportuar si të zhdukur vajzën e tij.

Mitrovicasi ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta gjetur të bijën e cila që nga 6 janari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë pasur asnjë informacion se ku gjendet. Derisa ata po prisnin një njoftim nga vajza, djali i viktimës e kishte kapur në flagrancë motrën me të dashurin e saj, por e njëjta kishte ikur.

Ata vendosën ta raportojnë rastin dhe ta njoftojnë Policinë për dyshimet që kanë. Pasi vajza e mori lajmin se po kërkohet nga familja dhe Policia, vendosi që të paraqitej në stacion, bashkë me të dashurin e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, 21-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve se dëshiron të vazhdojë lidhjen e dashurisë për të cilën familjen e ka kundër dhe largimi i saj nga shtëpia ka qenë me dëshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  Rasti “Subvencionet 3”, të akuzuarit dënohen me 28 muaj burgim dhe tre mijë euro gjobë