I shpërtheu bombola e gazit, vdes 50 vjeçari nga Mitrovica

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Zhabar të Mitrovicës, ku një bombolë e gazit i ka shpërthyer në shtëpi një qytetari.

Si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur i lënduar një person, me ç’rast i njejti ka përfunduar në Intenzivë në QKUK.

“Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Policisë dhe QKUK-së se Fatmir Hajzeri i moshës 50 vjeçare kishte pësuar djegie në shkallë 40%.

E plagëve të shkaktuara, Fatmiri nuk ka mundur t’u bëjë ballë. Ai ka vdekur mbrëmjen e sotme.

Gazeta ka provuar të kontaktojë Policinë për konfirmim zyrtar, por nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se Mitrovica nuk ka qe tre muaj inspektor për parandalimin e zjarrit.

Lexo edhe:  “Kur t’lirohet djali jem prej burgut kam me detyru me ta vra djalin”: Incident në një butik në Gjakovë, arrestohet i dyshuari