Si 16-vjeçar mori rrugën për mërgim, sot luan krah aktorëve të famshëm

Të shpeshta janë paraqitjet e tij në filma e seriale evropiane. Para tri dekadash Flurim Alija vendosi të marrë rrugën e mërgimit e pasionin e tij të madh për aktrimin ta zhvilloj atje.

Në një intervistë për T7 ai ka thënë se ka shkuar si 16 vjeçar në kohën e fillimit të luftës në Kosovë, ku është inkurajuar nga babai i tij që të largohet nga Kosova.

Në fillim, ai ka thënë se është marrë me futboll dhe modelim, ku ka pasur suksese të mëdha.

Fillimet për të nuk ishin të lehta, por me punë e përkushtim arriti të depërtoj në tregun e kinematografinë evropiane.

“Kam luajtur me aktor me shumë me famë botërore. Ëndërr e imja tani është realitet. John Wick 4 për mua ka qenë arritja më e madhe”, ka thënë ai.

Mesazhi i tij për të rinjtë është që të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe një ditë do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Lexo edhe:  Bankat në Kosovë në hall nga paratë false, zbulohet edhe një rast në Prishtinë