Ngacmohet seksualisht një vajzë e mitur në Ferizaj, shokët e klasës e prekin nëpër vende intime

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Siguria e vajzave po cenohet edhe në hapësira publike, shkolla, mjete të transportit e në rrugë. Viktima të këtyre rasteve shumë shpesh janë edhe të miturat, siç ka ndodhur dje në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije për Sinjalin se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një shkollë, ku tre nxënës kanë ngacmuar seksualisht një shoqe të klasës.

Të miturit dyshohet se kanë prekur nëpër pjesë intime të trupit bashkëmoshataren e tyre, e cila e shqetësuar ka njoftuar një mësimdhënëse për atë që ka ngjarë.

Rasti më pas është denoncuar edhe në Polici, ku e mitura në prezencën  e prindit të saj ka dhënë deklaratën para hetuesve policorë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Ngacmim seksual’.

Lexo edhe:  Aksident i çuditshëm rrugës për Mitrovicë: Vetura me 4 rrota nga qielli, por shoferi shpëton pa asnjë "grrithë"