Shumica duan të ikin, por mërgimtari nga Drenica po kthehet në Kosovë

Në kohën kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës duan të lënë vendin, mërgimtari, Isak Neziri, ka vendosur që të kthehet në Kosovë dhe të investoj miliona në krijimin e vendeve të reja të punës.

Madje, ai nuk planifikohet të kthehet i vetëm, por bashkë me disa afaristë gjermanë.

Afaristi nga Drenica që tash e 27 vite jeton në Gjermani thotë se llogaritë i kanë mirë dhe shpreson që viti 2024 do të jetë vit i fillimit të investimeve.

“Si një pjesë e madhe jam larguar dhunshëm nga Kosova, tash e shoh të mundshme dhe është mundësi e mirë më investu në Kosovë. Shpresoj që në një kohë të shkurt të kem mundësi me i shpjegu mundësitë tona me investu në Kosovë, në mënyrë që rinia mos të largohet. Sepse në Kosovë ka potencial dhe mundësi për një punë shumë të mirë, me pagë të mirë, kuptohet nëse edhe politika na jep mundësi të inkuadrohemi në pjesën çka kemi nevoje me ligje me na përkrah”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se vlera e investimeve do të jetë milionëshe vetëm në ndërtimin e fabrikave që pretendojnë të ndërtojmë

Më tutje, ai thotë se nuk ia vlen me lëshu Kosovën, madje thotë se është i gatshëm që individualisht me secilin të ia shpjegoj me statistika se pse nuk ia vlen.

“Po du mu kthy në Kosovë se me zgjatet jeta”, shton ai.

Rrëfimi i plotë:

Lexo edhe:  “Mos na shko nerva” Mërgimtarët kapen se kush do të dalë i pari nga aeroplani