Shteti i Kosovës i vendosur të mbahen zgjedhjet në Veri: Votimi ka filluar pa probleme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore për zgjedhjet e sotme lokale në pjesën veriore të vendit.
Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095.
Pritjet janë që pjesëmarrja të jetë e ulët, meqë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila vetë nuk do të marrë pjesë në zgjedhje – ka bërë thirrje për bojkotim të procesit.
Në të kaluarën, në këtë zonë janë hapur 44 qendra votimi.