Ushtari i FSK-së: Kam thënë që ëndërroj një duet me Sabri Fejzullahun, ai nuk më ka kontaktuar

Përvjetorin e 15-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mirlind Bajraktari e kishte uruar me një interpretim të këngës së Shkurte Fejzas “Mora fjalë”, e që për një periudh shumë të shkurtës kishte marrë miliona shikime.

Bajraktari që prej tetë muajsh është pjestarë i FSK-së, për Insajderin ka deklaruar se të ardhmën e tij e sheh në industrinë e muzikës

“Unë veten e shoh si një këngëtar. Do të vazhdoj me aktivititete që kam filluar prej kur kam qenë i vogël, do të vazhdojë të angazhohem në dasma, ahengje dhe koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Tani pos që jam duke shërbyer në FSK jam duke punuar edhe në disa projekte muzikore”, ka deklaruar ai.

Djali që së bashku me motrën e tj, Diellzën, bartin uniformën e FSK-së, në një nga paraqitjet e tij pati treguar se e ka ëndërr të bashkëpunoj me Adem Ramadanin e Sabri Fejzullahun, por edhe pse kanë kaluar kohë nga ajo intervistë, Bajraktari ende nuk është kontaktuar nga ta.


Mirlind Bajraktari

“Në intervista kam deklaruar që kam deshirë të bashkëpunoj me artista të ndryshëm mirëpo ende nuk jam kontaktuar nga ana tyre. Por, pas publikimit të videos kam filluar të marrë edhe më shumë oferta për pjesëmarrje në ahengje të ndryshme sidomos nga bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, familjarët të Mirlindit kanë shërbyer gjatë periudhës së luftës, si me pjesëmarrje në UÇK ashtu edhe me bartje të armatimit e ushqimit.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së, Halil Berisha-Plaku