Kurti ndalte fjalën kur dëgjohej ezani, por ia “krisë” rakisë në Ramazan

Për nder të Epopesë së Dukagjinit, kryeministri Kurti ka vizituar sot Gllogjanin e Deçanit.

Atje, Kurti e ka takuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili veprimtarinë e tij gjatë luftës e kishte koncentruar pikërisht në Gllogjan, në fshatin e tij të lindjes, shkruan lajmi.net.

Në Kullën e Haradinajve, Kurti e ish-kryeministri nuk e kanë lënë pa cakërruar nga një gotë raki.

Një veprim i tillë i Kurtit, ndoshta nga audienca e tij mund të gjykohet deri në një masë.

Kjo pasi që ishte Kurti i cili ndalte fjalimet e tij në Prishtinë e vende tjera, për ta respektuar kinse Ezanin që dëgjohej nga xhamitë afër.

Lexo edhe:  Tentoi ta mbysë gruan me kabëll, burri nga Kosova rrezikon të dënohet me 20 vite burgim në Vjenë