Shoferi “fluturon” në autostradë, Policia e gjobitë dhe i merr patent shoferin

Një shofer është gjobitur dje nga ana e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti ka shkelur rregullat e komunikacionit.

Shoferi në fjalë, dje rreth orës 19:22, në zonën ku shpejtësia maksimale edhe 120 kilometra në orë, ka drejtuar automjetin e tij me shpejtësi 212 kilometra në orë.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është gjobitur dhe i është konfiskuar patent shoferi.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 212 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ , 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik” thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Jusuf Buxhovi e quan ezanin ulërimë - jemi bërë si në Kazakistan, i vjen reagimi i fortë