Ndahet nga jeta gjinekologu nga Gjilani, Shaban Rexhepi

Sot nga jeta u nda doktor Shaban Rexhepi i cili për me shume se 30 vite ishte doktor i gjinekologjisë në Spitalin Regjional te Gjilanit.

Rexhepi studimet e mjekësisë i përfundoi në universitetin e Shkupit ku më pastaj vazhdoi specializimin ne universitetin e Zagrebit.

Humanizmi dhe profesionalizmi i tij njihet nga i tërë regjioni i Gjilanit pasi doktor Shabani kreu mbi 30 mijë lindje qe nga paralufta e deri në pensionimin e tij.

 

 

Lexo edhe:  Gjendet i shtrirë në rrugë, vdes në spital